SPAK operacion në Tiranë

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar këtë të shtunë një operacion, ku sipas informacionave paraprake të siguruara nga Euronews Albania, është ndaluar një avokat me inicialet B.K.

Sipas burimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për avokatin e dyshuar.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të mbështetur nga forca të policisë, po vijojnë kontrollet në terren. Aktualisht nuk ka ende informacion nëse do të ketë masa të tjera sigurie që do të ekzekutohen, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar lidhur me këtë rast. /Euronews.al/

Read Previous

Ish-ministri Çeku: Nuk mund t’i ikim shtrenjtimit të energjisë elektrike

Read Next

Dr. Dyla: Vitamina D, e domosdoshme për shëndetin e kockave dhe imunitetin