Me rastin e Besëlidhjes së Lezhës sot është zbuluar shtatorja e re e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu përballë vendvarrimit të tij në Lezhë.
Sot festohet momenti historik ku shqiptarët para 581 viteve ranë në një mendje.
Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë. Qëllimet e kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat që më parë në botën krishtere ishin të njohura si toka të Perandorisë së Bizantit, si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit.
Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa pasi që me këtë do të ndalohej apo së paku do të ngadalësohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan e që në vete sillte edhe fenë islame./kp