Arrigo Sacchi: Ky Milan nuk është më një ekip

Arrigo Sacchi, trajneri historik i Milanit, është një tjetër zë i pakënaqur në lidhje me situatën aktuale të klubit kuqezi dhe ka nisur kritika shumë të ashpra për drejtimin që ka marrë. Pas humbjes (1-2) ndaj Lazios, legjenda e kuqezinjve nuk beson se është i mundur kualifikimi në Chasmpions League të vitit të ardhshëm.

“Një tjetër pengesë. Arritja në vendet e Champions League është pothuajse e pamundur. Ishte një përfundim i pabesueshëm, me Lazion që shënoi nga pika e bardhë në kohën e shtuar, por realiteti është gjithmonë i njëjtë: ky Milan nuk është më një ekip, e them troç”, shprehet kategorikisht trajneri 78-vjeçar në rubrikën e tij të opinionit në ‘Gazzetta dello Sport’.

Sacchi, i cili fitoi dy Champions League (1988/89 dhe 1989/90) dhe dy Kupa Ndërkontinentale (1989 dhe 1990) në krye të skuadrës milaneze, thotë gjithashtu se ai i kupton sulmet nga tifozët në San Siro dhe se një “plan taktik” mungon.

“Tifozët kanë treguar pakënaqësinë e tyre me një sezon të pamjaftueshëm. Por ajo që më befason më shumë është konfuzioni total në fushë. Ndonjëherë ata shpejtojnë, herë të tjera ndalojnë lojën, por të gjitha pa ndonjë plan taktik.”

Ish-trajneri italian (ndërmjet viteve 1991 dhe 1996) kishte disa kritika edhe për paraqitjen e Rafael Leãos: “Leao pati dy momente të mira në lojë. Por a mjafton kjo në një ndeshje? Sipas meje, është shumë pak”, thotë Sacchi për yllin portugez, i cili asistoi vetëm për golin e Milanit (84′) kundër Lazios. /GazetaBlic Sport/

Read Previous

Real Madrid – Atletico Madrid, formacionet e mundshme

Read Next

Gjermani | Ekspertët sugjerojnë 400 miliardë euro për mbrojtje