Manuel Locatelli është bërë njëri nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë.
Mesfushori italian ka shkëlqyer me Sassuolon në dy vitet e fundit dhe është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha.
Arsenal, Roma, Manchester City dhe Juventus janë klubet që janë duke kërkuar me ngulm transferimin e italianit.
Por duket se e ardhmja e italianit do të vazhdoj të jetë në Serie A, me Juventusin që po e kërkon me ngulm.
Sassuolo po kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin defensivë, derisa Juventusi ka një plan që mos të shpenzojë kaq para.
Juventus është në bisedime me Sassuolon pasi i ka ofruar dy talentët e rinj Nicolo Fagioli dhe Gianluca Fabrotta.
Të dy lojtarët pëlqen nga Sassuolo dhe dy klubet mund të gjejnë marrëveshje nëse Zonja e Vjetër përveç dy talentëve të ri ofron edhe 25 milionë euro.
23-vjeçari Locatelli këtë edicion ka zhvilluar 28 ndeshje, teksa ka shënuar tre gola e ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/