Numërohen afër 80% të votave me kusht

Mbrëmë vonë, KQZ-ja ka përditësuar rezultatet e partive politike nga votat me kusht. Përditësimi i fundit u bë mbrëmë në orën 23:02.

Nga rreth 80% të votave të numëruara, Vetëvendosje ka dale e para me 40.21% të votave. Pak më pak se që ka marrë nga votat e rregullta ku kishte 40.90%.

Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar deri më tash 18.11% të votave, kurse LDK-ja 13.54%.

Befasia më e madhe është Lista Serbe, e cila deri më tash ka më shumë se 11.3% të votave, duke u renditur mbi koalicionin AAK-Nisma.

Ky koalicion ka 6.21% deri më tash.

Read Previous

Historia që nisi me barazim

Read Next

Gjermania planifikon t’i dhurojë Ukrainës 3 miliardë euro ndihma