Një plagosje ka ndodhur në Gjakovë, ku një person i moshës 20-vjeçare është goditur me plumb në gju.
I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në repartin e Emergjencës.
“Rreth orës 14:00, Policia ka pranuar informacion nga urgjenca se një person është paraqitur me lëndime trupore si pasojë e një plagosjeje me armë zjarri. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se viktima, një mashkull 20-vjeçar, është qëlluar me armë zjarri nga një i dyshuar i mitur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dardania në Gjakovë, në një park. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Po ashtu, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, i cili është larguar në drejtim të panjohur.” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Tv Syri do të ju mbajë të informuar për çdo të re në lidhje me këtë rast.