Kompany: Duhet të fitojmë edhe kur jemi me 10 lojtarë, kjo është ambicja e Bayern

Bayern Munich pësoi një humbje të papritur në shtëpi, kur u mund 2-3 nga Bochum. Një ndeshje të cilën vendasit po e kontrollonin deri në momentin kur Joao Palhinha doli me të kuq në fund të pjesës së parë.

“Rivalët përfituan dhe arritën të fitojnë, një reuzltat i pakëndshëm për ne. E nisëm mirë, por nuk duhej të merrnim atë karton të kuq. Por, edhe me 10 lojtarë duhet ta fitojmë këtë ndeshje ose të paktën të mos humbasim. Kjo nuk ndodhi”, tha Kompany.

Më tej, trajneri i bavarezëve shtoi: “Ne nuk kërkojmë justifikime apo falje, kemi humbur. Ne do ta analizojmë dhe duhet të marrim përgjegjësi për të. Është e rëndësishme që të përqendrohemi te reagimi”.

“Edhe me 10 lojtarë, ne duhet të kemi ambicie për të fituar. Këtë herë nuk ia dolëm. Bochum meriton të ndiejë se ata kanë fituar, e di se sa energji duhet për ta bërë këtë. Për ne, tani ka rëndësi të fitojmë ndeshjen e radhës”, tha Vincent Kompany.

Duke folur për kartonin e kuq, ai shtoi: “Ishte një karton i kuq. Është një diskutim i panevojshëm”. Për herë të parë në 18 vjet, Bayern, Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen humbën të gjithë në të njëjtën ditë në Bundesliga. /Telesport.al/

Read Previous

ShBA: Ukraina e gatshme të ecë përpara me armëpushimin

Read Next

KQZ-ja vendos të rinumërohen 50 vendvotime