Sekretari i NATO-s arrin në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte ka arritur mëngjesin e sotëm në Kosovë. Ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj ka publikuar pamjet e arritjes së delegacionit të NATO-s në vendin tonë.

Këshilli i Atlantikut së Veriut, bashkë me partnerët, strukturat drejtuese civile ushtarake të NATO-s janë poashtu pjesë e delegacionit.

Rutte është nisur nga Bosnja, ndërsa pjesa tjetër e delegacionit ka marrë rrugën nga Brukseli.

Rutte do të takohet me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, ndërsa do të ketë takim edhe me komandantin e KFOR-ut në Kosovë./Indeksonline/

Read Previous

Astronomja nga Kosova Pranvera Hyseni, vendos Kosovën në hartën e shkencës planetare

Read Next

Ministria e Mbrojtjes: Vizita e Ruttes dëshmi e angazhimi të NATO-së për sigurinë në Kosovë