KB “Vëllaznimi” mbyll stinorin e rregullt në krye, gati për Final Four

KB “Vëllaznimi” ka mbyllur me fitore stinorin e rregullt të Ligës Unike, duke triumfuar ndaj “Besëlidhjes” nga Tirana me rezultat 85:75.

Me këtë sukses, skuadra gjakovare siguron vendin e parë në tabelë dhe hyn me avantazh në fazën finale të garës.

Tani, vëmendja është e përqendruar te Final Four-i, i cili pritet të jetë tejet interesant. Deri atëherë, ekipi do të vazhdojë përgatitjet për të qenë sa më i gatshëm për sfidat vendimtare. /tvsyrivision/

Read Previous

Bie fluksi i pacientëve nga virozat në pediatri, kujdesi mbetet i domosdoshëm

Read Next

Parashikimi i motit për sot