Gjykata Speciale në Hagë konfirmoi për KosovaPress se e kanë lejuar vizitën e Hasim Thaçit në Kosovë “për arsye humanitare” që i njëjti të vizitoi babain e tij që ndodhet në spital.
Thaçi ka mbërritur të enjten në Kosovë pas tri kërkesave të refuzuara nga Specialja, për të vizituar babain e tij që po përballet me probleme shëndetësore.
Ekipi i KosovaPress-it në teren raporton për forca të shumta të sigurisë pranë Klinikës Interne në QKUK.
Hashim Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ai ndodhet në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. /KosovaPress/