VJEDHJE E RËNDË
Rahovec 14.03.2025 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të pa njohur kanë deportuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte pistoletën me 30 fishekë dhe pajisje tjera. Disa metra larg shtëpisë është gjetur kasaforta e demoluar. Rasti është duke u hetuar.
PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Gjakovë 12.03.2025 – 10:00. Hetuesit e IPK-së kanë pranuar një video incizim ku vërehen dy persona të dyshuar meshkuj duke shtënë me armë zjarri. Me 14.03.2025 janë identifikuar personat, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me leje të shenjëtarisë. Pas intervistimit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.