Policia sekuestron 112 fishekë të armës së gjatë në Mitrovicë të veriut

Policia e Kosovës në Mitrovicë të veriut ka gjetur dhe sekuestruar 112 fishekë të armës së gjatë.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se janë gjetur poashtu 8×15 fishekë  manovrues dhe dy maska.

I dyshuari pas intervistimit është liruar.

“Rr. Kollashini, Mitrovicë Veri  14.03.2025 – 14:20. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, i janë gjetur dhe sekuestruar 112 fishekë manovrues të armës së gjatë, 8×15 fishekë  manovrues dhe dy maska. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, njofton Policia, transmeton Klankosova.tv

Read Previous

PD sot proteston në Tiranë kundër mbylljes së TikTok-ut

Read Next

Në çfarë rrethanash mund t’i hiqet karta e gjelbër një banori të përhershëm të SHBA-së?