Shënohet Dita Botërore e Librit

Bibloteka “Ibrahim Rugova” në Gjakovë ka shënuar 23 prillin, ditën botëre të librit. Si dhe çdo vit tjetër edhe këtë vit donatorë të ndryshëm kanë kontribouar me dhurimin e librave. Ndër donatorë ishte edhe komuna e Gjakovës me reth 770 ekzemplarë librash.

Kryetari Ardian Gjini tha se do mundohen të ndihmojnë vazhdimisht biblotekën me projekte të ndryshme që t’u ofrojnë hapësirën e duhur të gjithë adhurusve të librave.

Për nder të ditës botërore të librit, bibloteka e qytetit ka vendosur të shpërblejë lexuesit e saj më besnik të të gjitha moshave.

Edhe përkundër pandemisë këtu ka pasur mjaft lexues si dhe është investuar në disa rafte të librave nga komuna e Gjakovës.

Read Previous

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Read Next

Mbi 22 mijë të vaksinuar kundër Covid-19