Real Madridit i rikthehet Eden Hazard

Pritjes së gjatë të rikthimit të lojtarit Madrilen, Eden Hazard duket se i ka ardhur fundi. Lojtari Belg do të jetë në mesin e lojtarëve të ftuar të ekipit për ndeshjen e nesërme të ekipit ndaj Real Betisit me fillim në ora 21:00 në kuadër të xhiros së 32-të në La Liga.

Këtë e ka konfirmuar vet trajneri Zinedine Zidane në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes së nesërme. ”Hazard do të jetë në mesin e lojtarëve të ftuar, edhe Modric gjithashtu. Kroos nuk do të jetë i gatshëm për nesër.”, tha trajneri Francez.

Hazard pritet të luajë disa minuta nesër ndaj Real Betisit dhe më pas të jetë plotësisht i gatshëm për gjysmëfinalen e Champions League ndaj ish ekipit të tij Chelseas më 27 prill./rmadridalbania.info/

Read Previous

Nehat Thaçi: Ministrja e Drejtësisë ka zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike

Read Next

Milan dhe Lazio në garë për portierin e PSG Sergio Rico