Kurti ngushëllon familjen Thaçi: Do të kujtohet për dashurinë ndaj vendit

Kryeministri Albin Kurti, përmes një letër ngushëllimi, ka ngushëlluar familjen Thaçi për humbjen e babait të ish-presidentit, Haxhi Thaçit.

Kurti në këtë letër që ngushëllon në emrin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës, tha se i ndjeri do të kujtohet për dashurinë ndaj vendit.

“Do të kujtohet gjithmonë për urtësinë e tij, respektin për të tjerët dhe dashurinë e madhe për vendin. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe timin ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve, dashamirëve të familjes suaj dhe miqve të ish-presidentit Hashim Thaçi”, thuhet në letër ngushëllim./rtklive

Read Previous

​“Fillim i mbarë”, Sorensen flet pas takimit me krerët e shtetit

Read Next

Rreth 2.83 për qind e fletëvotimeve në zgjedhjet e fundit ishin të pavlefshme