Njësia Speciale ka kryer sot bastisje në zyrën dhe shtëpinë e kryeshefit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi, pas dyshimeve për implikim në një kurdisje të një tenderi të ndërmarrjes. Pas bastisjes, kryeshefi Krasniqi është arrestuar nën dyshimin, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Kjo është hera e dytë që Krasniqi arrestohet, pasi një tjetër arrestim i kishte ndodhur në gushtin e vitit të shkuar.
Arrestohet kryeshefi i KRU “Gjakova” Hasan Krasniqi, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare