Janë identifikuar mbetjet mortore të tri viktimave të masakrës së Kralanit

Të martën, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se pas 26 vitesh pritjeje dhe kërkimi, janë identifikuar mbetjet mortore të tri viktimave të masakrës së Kralanit, që ishin në listën e personave të zhdukur që nga lufta në Kosovë.

Personat që janë identifikuar nga mbetjet mortore janë të Sabedin Kryeziut, nga fshati Mleqan i Malishevës, Mentor Kryeziut nga fshati Bubavec i Malishevës dhe Vehbi Halilajt nga fshati Llapqevë i Malishevës.

“Informimi zyrtar i familjeve është bërë nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore , me praninë edhe të kryetarit të Shoqatës së Familjeve të Viktimave të Luftës dhe Personave të Zhdukur ‘Kujtesa’ dhe përfaqësuesve të Komunës së Malishevës. Këto tri identifikime vijnë pas identifikimeve të tetë viktimave të tjera nga e njëjta masakër, eshtrat (mbetjet mortore) e të cilëve u gjetën dhe zhvarrosën nga lokacioni i varrit masiv në Bishtazhin, për të cilat familjet u njoftuan gjatë javës së kaluar. Shprehim ngushëllimet për familjet Kryeziu dhe familjen Halilaj”, ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.
/GazetaSinjali/

Read Previous

E marta e parë e Shën Ndout në Gjakovë mblodhi shumë besimtarë

Read Next

​Moti sot me diell