BE-ja i bën thirrje Izraelit të ndërpresë operacionet ushtarake në Gazë

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Izraelit t’i japë fund operacioneve të fundit ushtarake në Gazë.

“BE shpreh keqardhje për prishjen e armëpushimit në Gazë dhe vdekjet e civilëve, përfshirë fëmijë, në sulmet ajrore izraelite”, thanë në një deklaratë të përbashkët shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe komisioneret Dubravka Suica dhe Hadja Lahbib.

“BE i bën thirrje Izraelit të përfundojë operacionet e tij ushtarake dhe përsërit thirrjen ndaj Hamasit që të lirojë menjëherë të gjithë pengjet”, thuhet në deklaratë.

“BE i kërkon gjithashtu Izraelit të ushtrojë përmbajtje dhe të lejojë hyrjen e papenguar të ndihmës humanitare dhe të energjisë elektrike në Gazë”, sipas deklaratës. /ATSH-DPA/

Read Previous

Edi Rama viziton Bazën Ajrore të Kuçovës: Aset strategjik i NATO-s

Read Next

“Thiago Motta është krejtësisht i hutuar” – Cassano flet për situatën e Juventusit