Policia e Kosovës me aksion në jug dhe veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në rajonet e Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut, i cili ka të bëjë me kontrabandën e armëve dhe municionit. Operacioni, i cili tashmë ka përfunduar, është zhvilluar në 21 lokacione, ndërsa janë zbardhur edhe detaje tjera.

Si rezultat i këtij aksioni janë arrestuar 16 persona.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.

Ai po ashtu ka njoftuar se me vendim të prokurorit, 13 nga 16 të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

Ky aksion u zhvillua nga njësia e Policisë së Kosovës kundër Krimit të Organizuar. /GazetaSinjali/

Read Previous

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Biseda mes Trump dhe Putin ishte dështim

Read Next

Zelensky: Fjalët e Putinit “ndryshe nga realiteti”