Sorensen: ​Zbardhja e fatit të personave të zhdukur, prioritet në dialog

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen tha të mërkurën se zbardhja e fatit të personave të zhdukur është prioritet në dialog.

Sorensen shkroi në X pasi vizitoi Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ai tha se zbardhja e fatit të personave të pagjetur është domosdoshmëri humanitare.

“Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një domosdoshmëri humanitare. Kjo është arsyeja pse personat e zhdukur janë prioritet për mua në dialog”, shkroi Sorensen.

Në Kosovë vazhdojnë të jenë të pagjetur 1.600 persona të zhdukur me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit. /KosovaPress

Read Previous

KQZ i pezullon dy parti politike

Read Next

Cila është mënyra më ekonomike për të vozitur në autostradë?