Osmani: Letonia e kupton më së miri pozicionin e Kosovës, kufizohemi me shtete agresore

Presidenti i Letonisë, Egars Rinkevics është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. E pas takimit, Osmani ka bërë të ditur se kanë diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë atë të mbrojtjes. 

“Sot diskutuam mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, përfshirë të mbrojtjes, dhe angazhimin për zgjerimin e kapaciteteve mbrojtëse. Diskutuam edhe për modalitetet, Kosova do kontribuoj në mënyrë aktive në arritjen e objektivave në fushën e sigurisë në kontinentin tonë”, ka thënë ajo në konferencë për media. 

Osmani ka theksuar se Letonia është Letonia është partnere e fuqishme e Kosovës dhe se e kupton mirë pozicionin e kësaj të fundit. Ajo përmendi Serbinë si agresore ndaj Kosovës, ndërkohë që shtoi se duhet të mbahet përgjegjëse për sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe në Banjskë. 

“Letonia e kupton më së miri pozicionin e Kosovës duke qenë se të dyja vendet e kanë një të kaluar të dhimbshme por edhe kufizohemi me shtete fqinje agresore. Sikur Letonia edhe Kosova jemi për vlerat euroatlantike, parimit të fqinjësisë së mirë”.

Osmani ka përsëritur thirrjen ndaj Bashkimit Evropian që t’i heqë masat kundër Kosovës. /Koha.net/

Read Previous

Iu gjetën mesazhe telefonike kritike ndaj Trump, shkencëtarit francez i refuzohet hyrja në SHBA

Read Next

Të gjitha vendet e BE-së konfirmojnë mbështetjen për kufijtë e Ukrainës – përveç njërit