Konjufca: Modeli shqiptar i bashkëjetesës fetare, vështirë i gjindshëm

Është mbajtur tryeza “Dialogu ndërfetar sipas modelit shqiptar” në Qendrën Bogdanipolis, në objektin e Katedrales Nënë Tereza.

Kryekuvendari Glauk Konjufca ka thënë se ky modeli shqiptar i bashkëjetesës fetare duhet të promovohet në mënyrë akademike dhe organizative, duke qenë se është një nga fenomenet e rralla në shoqëritë e sotme.

“Unë besoj vërtetë që ekziston një model origjinal shqiptar i bashkëjetesës fetare, një model i cili është vështirë të gjindet diku tjetër. Historia jonë e gjatë e popullit tonë të përvuajtur tregon se në asnjë moment nuk ka pasur një konflikt i cili ka bazë fetare, kurse kombi ynë është bartës i katër feve të mëdha monoteiste dhe është vërtetë për t’u studiuar se si nuk mund të gjendet asnjë tronditje te populli ynë”, ka thënë ai. /RTKlive

Read Previous

21 Marsi – Dita e Pranverës: Një rilindje e natyrës dhe shpresës

Read Next

Osmani: Qasja në financa, thelbësore për krijimin e bizneseve