Vazhdojnë raportimet për kthimin e Messit te Barcelona

Mediumi argjentinas i sportit “TNT Sports” ka raportuar të premten se superylli Lionel Messi 37-vjeçar, pritet të kthehet te Barcelona pas Kupës së Botës që do të organizohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. 

Kontrata e tij me klubin e ligës MLS, Inter Miami, skadon në fund të muajit dhjetor. 

Spekulimet për rikthimin e Messit te Barcelona kanë nisur para një muaji. 

Sipas gazetarit Alex Candal, i cili kishte deklaruar se Messi do t’i bashkohej Inter Miamit, Messi tani do të kthehet sërish te Barcelona. 

Sipas tij, Messi nuk do ta mbyll karrierën pa luajtur në stadiumin e ri “Camp Nou”, që pritet të kompletohet në vitin 2026. /Koha.net/

Read Previous

“Një sulm ndaj Estonisë do të ishte sulm ndaj gjithë NATO-s”, vendet baltike përforcojnë mbrojtjen

Read Next

Pas fitores së mundimshme në Prishtinë, Kosova do të sfidohet seriozisht në Spanjë