Hashim Thaçi largohet nga EULEX-i

Ish-presidenti Hashim Thaçi është larguar nga EULEX në Fushë Kosovë ku e ka kaluar natën dhe ku sot ka takuar familjarët.

Protestuesit që ishin të pranishëm kanë thirrur “UÇK, UÇK”, derisa veturat e EULEX-it kanë marrë drejtimin e Aeroportit të Prishtinës.

Thaçi ka arritur dje në Kosovë ku edhe ka qëndruar në fshatin e tij në Burojë për të vizituar fillimisht varrin e babait të tij Haxhi Thaçi dhe më pas për të qëndruar edhe për pak orë në shtëpinë e tij në vendlindje./21Media

Read Previous

Chiesa nuk do të mbetet te Liverpooli

Read Next

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar me Kroacinë