Themelohet Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës së Çlirimit

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 12 qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Organizimi i 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës do të bëhet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Kryesues i këtij këshilli do të jetë ministri i Sportit, Hajrullah Çeku.

Kosova e shënon më 12 qershor 26-vjetorin e Ditës së Lirisë apo Çlirimit të Kosovës, kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të aleancës veriatlantike kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi. /Reporteri.net/

Read Previous

ATK kërkon nga këto kategori t’i deklarojnë dhe paguajnë tatimet

Read Next

Të premten mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të FSK’së