Mediumi kroat: Gruaja e Vuçiqit shkoi në Kenia për të penguar njohjen e Kosovës, i shkoi mundi huq

Kenia e ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran me një vendim të nënshkruar nga presidenti William Ruto.

Kështu Kenia u bë shteti i 105-të anëtar i Kombeve të Bashkuara që njohu Kosovën.

Njohja e Kosovës vjen disa muaj pasi Serbia nisi një ofensivë diplomatike për ta parandaluar atë. Në tetor të vitit të kaluar, Tamara Vuçiq, gruaja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, shkoi në Nairobi si pjesë e fushatës diplomatike të Serbisë.

Vizita e saj ishte e paparalajmëruar, gjë që nxiti më tej spekulimet se qëllimi i udhëtimit ishte pikërisht lobimi kundër njohjes së Kosovës, shkruan mediumi kroat index.hr, transmeton gazeta online Reporteri.net

Gruaja e Vuçiqit më pas mori pjesë në bisedime me kryeministrin kenian Musalia Mudavadi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, ku theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Kenias.

Përveç bisedimeve diplomatike, Serbia ka premtuar edhe ndihmë financiare për Kenian, duke përfshirë një donacion prej 150,000 eurosh për viktimat e përmbytjeve. Vuçiq ka vizituar edhe lagjen e varfër Mukuru në Nairobi, ku ka përcjellë mesazhin e “vullnetit të mirë” nga presidenti serb.

Gruaja e Vuçiqit ka vallëzuar me disa gra vendase në Kenia, vijon tutje artikulli.

Read Previous

​Liga Unike sjellë sonte finalen e madhe të basketbollit

Read Next

Zelensky: Putini do të vdesë së shpejti