Ministria e Shëndetësisë përditëson listën zyrtare të çmimeve të barnave

Një muaj pas hyrjes në fuqi të vendimit për Listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur ta përditësojë këtë listë.

Vendimi i ri u miratua, më 21 mars dhe parashikon që afati i vlefshmërisë së çmimeve të produkteve medicinale do të përcaktohet me listën e përditësuar, e cila është pjesë e këtij vendimi.

Ministria thekson se farmacitë dhe barnatoret janë të detyruara të vendosin çmimet e produkteve të tyre sipas listës së përditësuar.

Po ashtu, AKPPM (Agjencia Kosovare për Produkte dhe Përdorim të Mjekësisë) është e obliguar të ndërmarrë të gjitha veprimet për zbatimin e këtij vendimi.

Vendosja e listës zyrtare të çmimeve ka shkaktuar disa probleme në tregun farmaceutik, duke rezultuar në mungesë të disa produkteve.

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka kërkuar që ky vendim të ndryshohet ose të shtyhet për të shmangur pasojat, pasi sipas tyre, ky vendim mund të shkaktojë më shumë mungesë të barnave në treg.

Lista e re e çmimeve ka hyrë në fuqi, më 1 shkurt 2025, ndërsa Ligji për çmimin e produkteve medicinale ka hyrë në fuqi në gusht 2023.

Read Previous

Serbia po sinjalizon gatishmërinë për agresion

Read Next

Artikull i sponzorizuar: Petrol Company dhuron pako ushqimore për shumë familje