Lëndohen 5 persona dhe 2 të tjerë dërgohen për trajtim në QKUK pas një përleshjeje në një lokal të Gjakovës

Sipas informatave të sigururara nga mediumi ynë si shkak i një mosmarrëveshjeje që ka ndodhur mes disa personave në orët e para të mëngjesit të sotëm në një nga lokalet e qytetit, ka ardhur deri te lëndimi i tyre.

5 persona janë lënduar, si pasojë e përleshjes, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në QKUK.

Ndërkaq në raportin e policisë thuhet se 6 persona janë arrestuar si pasojë e kësaj përleshjeje.

Raporti i plotë i policisë:

“Gjashtë persona (të moshës madhore) janë arrestuar pasi u përfshinë në një përleshje fizike në një lokal në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, rreth orës 01:00 të mëngjesit. Si pasojë, dy persona (madhor) kanë pësuar lëndime trupore, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga mjet i mprehtë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë incidentit. Me vendim të prokurorit të shtetit, të gjithë të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje si dhe është iniciuar rast “vrasje në tentativë”.”

Read Previous

Policia kap dy shtetas të Sri-Lankës që hyn në Kosovë ilegalisht

Read Next

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Bosnjën perëndimore