Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

Sot, besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin, një ditë e shënuar që pason përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Bajrami nuk ka një datë të përcaktuar, ai varet nga shfaqja e hënës së re.

Gjatë kësaj feste, besimtarët myslimanë mblidhen me familjet dhe miqtë e tyre për të shijuar ushqimin dhe për të shpërndarë dhurata.

Kjo ditë simbolizon kulmin e sakrificave dhe agjërimit që janë bërë gjatë muajit të Ramazanit.

Në këtë ditë, besimtarët myslimanë zhvillojnë namazin e Bajramit në mëngjes dhe i drejtohen lutjeve për paqe dhe begati.

Fitër Bajrami sot do të falet në orën 06:59.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje urimi në selinë e Kryesisë. 

Festimet gjithashtu shoqërohen me aktivitete të ndryshme shoqërore, ku vlera e solidaritetit dhe ndihmës ndaj atyre që kanë nevojë është e theksuar.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Moti sot

Read Next

Kurti uron Fitër Bajramin: Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, mëshira dhe solidariteti