Gazeta spanjolle “Sport” : Zhegrova në “radarin” e Barcelonës

Edon Zhegrova në verë do të largohet nga Lille. Dhe një prej destinacioneve të mundshme të tij është Barcelona.

Të paktën kështu raporton të hënën gazeta spanjolle “Sport”.

Kjo gazetë e ka përshkruar Zhegrovën si njërin prej lojtarëve të krahut më të talentuar në futbollin evropian. Dhe ka shkruar se Zhegrova është në “radarin” e Barçës.

Napoli është një tjetër destinacion i mundshëm i Zhegrovës, që sot feston ditëlindjen e 26-të.

Zhegrova nuk ka luajtur prej mesit të dhjetorit për shkak të një lëndimi në pjesën e poshtme të barkut./Koha.net

Read Previous

Nga nesër ndryshon orari i aplikimit të tarifës së ultë të energjisë

Read Next

Kujdestarët e institucioneve në krye të detyrës edhe gjatë festës së Bajramit