Shqipëria ditën e sotme shënon 16 vite nga anëtarësimi në NATO. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti me një mesazh në rrjetet sociale anëtarësimit e Shqipërisë në NATO.
Presidenti Begaj shprehet se në këto 16 vite Shqipëria ka treguar se është një anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s.
“16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16-vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO. Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare”, u shpreh Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

Po ashtu një mesazh e ka pasur edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili thekson se ka qenë një rrugëtim i mbushur me sfida, përkushtim e arritje të mëdha.
“16 vite më parë, Shqipëria iu bashkua Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë! Rrugëtim i mbushur me sfida, përkushtim dhe arritje të mëdha. Sot, Forcat tona të Armatosura kontribuojnë në misione të sigurisë dhe stabilitetit krah për krah aleatëve tanë, duke dëshmuar vendosmërinë e Shqipërisë për një mbrojtje kolektive dhe paqe të qëndrueshme.Krenarë për rolin tonë në Aleancë!”, shkruan Vengu. /tvklan.al