A do të qëndrojë Sancho te Chelsea? Flet trajneri Maresca

Image credit: Chelsea FC via Getty Images

I huazuar nga Manchester United me mundësinë e blerjes nën kushte të caktuara, parabola e Jadon Sancho te Chelsea ka pasur disa ulje në rendiment. Kontributi i tij në sulm ka qenë i kufizuar në 2 gola dhe 7 asiste. Goli i tij i fundit ishte pikërisht në ndeshjen e parë të Premier League kundër Tottenham, ku blutë fituan 4-3 si mysafirë.

Ndoshta do të ketë një ringritje pikërisht në ndeshjen e ardhshme, rastësisht kundër “Spurs”. Por, duke folur për të ardhmen e tij, trajneri Enzo Maresca mori fjalën në konferencën për shtyp para ndeshjes për të deklaruar: “A dua ta mbaj Sancho? Të gjithë lojtarët që janë me ne…, i dua të gjithë. Sidoqoftë, tani është koha për ta përfunduar sa më mirë sezonin aktual, jo për të menduar sezonin e ardhshëm. Çfarë do të ndodhë në verë, do ta shohim. Jam i lumtur me të gjithë lojtarët që ndodhen këtu”.

Trajneri italian shtoi me një ton shakaje për gazetarët e pranishëm: “Probabilisht keni më shumë informacion se unë në lidhje me Jadon. Për mua, situata e tij nuk ka ndryshuar, është pikërisht e njëjtë. Pa dyshim ai mund të bëjë më mirë në aspektin e numrave, nuk ka dyshim për këtë, por nuk ka të bëjë vetëm me Jadon. Kemi edhe lojtarë të tjerë në situata të ngjashme. Nuk kam nevojë të dërgoj një mesazh për Jadon, flas me të çdo ditë. Dje pata një bisedë me të. Duhet të vazhdojë të japë maksimumin deri në fund. Kjo është ajo që duam nga Jadon”. /Telesport.al/

Read Previous

Ndërtimi i bunkerëve privatë në Spanjë rritet 200% ndërsa frika e luftës po rritet në Evropë

Read Next

Bologna kërkon transferimin e Kristjan Asllanit