Kurti vazhdon takimet konsultative për formimin e qeverisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti të enjten po vazhdon me takime konsultative për formimin e qeverisë.

Sot Kurti ka filluar takimet me Duda Balje nga Bashkimi Social Demokrat dhe Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane.

Tani në takim në kryeministri është Albert Kinolli nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.

Këto takime Kurti po i zhvillon pas thirrjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila do të mbahet më 15 prill.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se mund t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Ndërsa dy parti opozitare, LDK dhe AAK , kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëqeverisjes me LVV-në, kurse PDK dhe Nisma Socialdemokrate nuk kanë vendosur vija të kuqe për koalicione./rtklive

Read Previous

Veton Berisha: S’kemi vija të kuqe me askënd

Read Next

BE “gati për luftë tregtare” me SHBA-në