Ushtria ruse ka kryer sulme me dronë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, gjatë natës.
Dronët goditën një ndërtesë banimi që për pasojë shkaktuan zjarre, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke lënduar 35 të tjerë.
Sipas zyrtarëve lokalë në mesin e të lënduarve raportohet edhe për dy fëmijë.
Kharkiv, i cili gjendet në Ukrainën verilindore, ka qenë subjekt i sulmeve me dronë pothuajse çdo natë gjatë javës së kaluar, duke përfshirë një breshëri sulmesh njëorëshe të mërkurën në mbrëmje.
Qyteti i rezistoi përparimit të trupave ruse përmes Ukrainës dhe përparimit të tyre të pasuksesshëm në Kiev në javët e para të pushtimit të shkurtit 2022 . Ndërsa forcat ruse u larguan nga kryeqyteti dhe u përqendruan në lindje të Ukrainës, Kharkivi u bë një objektiv i shpeshtë i sulmeve ajrore./Koha.net