UEFA publikoi raportin financiar vjetor, zbulohet paga marramendëse e Ceferin-it

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) publikoi raportin financiar për sezonin 2023/2024, ku përfshihet edhe paga e presidentit të saj Aleksander Ceferin.

Ish-njeriu i parë i Federatës së Futbollit të Sllovenisë (NZS) mori një ngritje page dhe në këtë mënyrë mblodhi një pagë vjetore prej 3.4 milionë euro bruto.

Ceferin ka marrë edhe një shumë të konsiderueshme për kryerjen e funksionit të zëvendës-presidentit në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), përkatësisht 270 mijë euro në vit.

Slloveni është në krye të UEFA-s që nga shtatori i vitit 2016, kur në kandidaturën e tij mundi rivalin holandez Michael van Praag.

57-vjeçari e fitoi mandatin e tij të fundit në prill 2023 dhe do të zgjasë deri në vitin 2027. /Telegrafi/

Read Previous

Komiteti Olimpik i Kosovës reagon pas heqjes së flamurit të Kosovës në Kongresin e UEFA

Read Next

Çfarë tha trajneri i Galatasarayt që provokoi Jose Mourinhon?