Cristiano Ronaldo dhe familja mbretërore saudite janë gati të blejnë një klub në La Liga

Ndërsa zërat e parë për të ardhmen e Cristiano Ronaldo-s kanë filluar të qarkullojnë, edhe në funksion të Botërorit të ardhshëm të Klubeve që portugezi do të donte të luante, nga Spanja vjen një lajm në lidhje me jetën jashtë fushës së pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Siç raporton gazeta katalanase “Mundo Deportivo”, Ronaldo ka qenë gjithmonë shumë i afërt me pronarin e Valencia-s, Peter Lim, dhe kjo ka mjaftuar për të treguar fenomenin portugez si të interesuar për të blerë klubin spanjoll, si investitor në një konsorcium të gatshëm për të marrë kompaninë nga sipërmarrësi nga Singapori.

Për momentin nuk ka asnjë konfirmim nga rrethi i Ronaldo-s, teksa Lim ka ritheksuar faktin se Valencia absolutisht nuk është në shitje. Konfirmim për këtë mund të konsiderohet emërimi i djalit të tij si president i ri i klubit.

Por, thashethemet për Ronaldo-n si pronarin e ri të Valencia-s nuk tregojnë shenja pakësimi.

Për më tepër, afërsia e portugezit me familjen mbretërore saudite do të bënte të mendohej për një sinergji midis palëve, veçanërisht me Princin Mohamed Bin Salman, për të marrë nën kontroll një nga klubet më ikonike në futbollin spanjoll, i cili tashmë po përjeton një situatë të vështirë për një seri sezonesh, siç dëshmohet nga lufta për të mos rënë nga kategoria në të cilën është përfshirë plotësisht këtë vit.

Pikërisht qëndrimi në La Liga duket se është kushti kryesor për të parë ndryshimin e pronësisë.

Thashethemet për Ronaldo-n si pronarin e ri të Valencia-s i ka rinisur gazetari spanjoll Julian Redondo duke përmendur edhe shpenzimet me të cilat është përballur Lim-i për shkarkimin e trajnerit Ruben Baraja dhe emërimin e zëvendësuesit të tij, Carlos Corberan.

Kësaj i shtohen edhe disa lojtarë të nënshkruar në merkaton e janarit, qoftë edhe në formë huazimi, por që gjithsesi kanë çuar në një rritje të kostos së përgjithshme të skuadrës.

Dhe, këto investime thuhet se janë në linjë për të siguruar qëndrimin e klubit në La Liga dhe më pas të bëhet shitja. /Albanianpost.com

Read Previous

Max Verstappen do të startojë nga pole position në Japoni

Read Next

Mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku vetëm gjatë 24-orëve të fundit