Mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku vetëm gjatë 24-orëve të fundit

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 2 mijë e 345 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 40 aksidente, 14 prej tyre me persona të lënduar dhe 26 vetëm me dëme materiale. /GazetaSinjali/

Read Previous

Cristiano Ronaldo dhe familja mbretërore saudite janë gati të blejnë një klub në La Liga

Read Next

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy supersfida