Real Madridi e njofton gjigantin italian për çmimin e Fran Garcias

Mbrojtësi spanjoll Fran Garcia mund të largohet në verë nga Real Madridi.

Defensa Central ka njoftuar se anësori i majtë po e vlerëson largimin nga Santiago Bernabeu për tu transferuar në një skuadër ku do tv jetë titullar i rregullt.

Mediumi spanjoll raporton se Real Madridi është gati të ndahet me 25-vjeçarin dhe është i gatshëm ta lërë të shkojë për 25 milionë euro, me planet për të nënshkruar me Miguel Gutierrez të Girona si zëvendësues të tij.

Gjiganti italian, Juventusi, po ndjekin Garci-n dhe janë të përgatitur për të përmbushur tarifën e kërkuar nga Los Blancos.

Juventusi po përgatitet për shitjen e Andrea Cambiasos dhe Fran Garcia shihet si zëvendësues i tij.

Gjithsesi për anësorin spanjoll ka interesim edhe nga klubet angleze dhe shuma e kërkuar nga Reali nuk duket e ekzagjëruar. /Telegrafi/

Read Previous

Më të pasurit e botës kanë humbur miliarda nga tarifat e Trump

Read Next

4 serbët e arrestuar në Gjakovë, njëri toger i policisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë