Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës dhe ueb-faqja e Qeverisë janë jashtë funksionit mëngjesin e 7 prillit.
Gjithashtu, probleme ka edhe platforma e shërbimeve online, e-kosova.
KosovaPress deri më tash nuk ka arritur të konfirmoj se ku qëndron problemi.
Kosova ka miratuar Projektligjin për Siguri Kibernetike në shtator të vitit 2022./KosovaPress