​Hendboll (F) | Kosova nis punën për dy sfidat me Suedinë

Nën drejtimin e selektorit Agron Shabani, Kombëtarja e Kosovës në hendboll (vajzat) ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet me Suedinë.

Ndeshjet me Suedinë i takojnë fazës së fundit kualifikuese për Kampionat Botëror. Suedia është kundërshtarja më e fortë e mundshme në raundin e dytë kualifikues. Ka shumë lojtare në nivelin më të lartë evropian dhe suksese të shumta.

Kombëtarja është grumbulluar në Eslov të Suedisë, ndërsa stërvitja e parë u zhvillua të hënën paradite.

Në Kombëtare ka atmosferë punë, ndërsa shtabi teknik dhe hendbollistet janë të vetëdijshme për sfidat që i presin dhe nivelin e kundërshtareve.

Ndeshja e parë është të enjten prej orës 19:00 në Suedi, ndërsa e kthimit të dielën nga ora 17:15 në Prishtinë. /KosovaPress/

Read Previous

Mac Allister: Gabimet na kushtuan, por do të kthehemi më të fortë

Read Next

Nga Evropa në Australi – Ndihen efektet e para të tarifave ‘Trump’