Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Tiranë, Fatjon Pasholli është shkarkuar nga detyra, dhe në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila ka pasur postin e drejtores juridike në AKU.
Lajmin e bëri të ditur zyra e shtypit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ky ndryshim vjen pas disa shqetësimeve të ngritura për sigurinë ushqimore, përfshirë rastin e filetove të pulës me salmonelë dhe luleshtrydheve të kontaminuara me pesticide të importuara nga Greqia. /ATSH/