Puna e përditshme e mantelbardhëve është sfiduese, por është profesion me mision të veçantë. TV Syri Vision jo vetëm sot, por çdo ditë, kujdeset që me mbështetje mediale të mbulojë aktivitetet e ndryshme shëndetësore duke i dhënë rëndësi të veçantë informacioneve shëndetësore në shërbim të qytetarëve.
Më poshtë mund të ndiqni një kronikë e cila shpalos sekuenca nga puna e mediumit tonë në mbulimin e sektorit të shëndetësisë, për një mision të përbashkët mes mantelbardhëve dhe ekipeve tona, vetëm që informacioni deri te qytetari të shkojë me saktësi dhe në kohë reale.