Liga e Kampionëve | Arsenali dhe Real Madridi në përballjen e tretë historike mes tyre

Arsenal-i do të presë Real Madrid-in në ndeshjen e parë çerekfinaliste mes dy skuadrave në UEFA Champions League 2024-25. Takimi do të zhvillohet këtë të martë, 8 prill, me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Emirates” të Londrës.

Champions League rikthehet me fazën çerekfinaliste, ku dy takime zhvillohen këtë të martë, teksa dy të tjerat luhen të mërkurën. Ndeshjet e kthimit zhvillohen mesjavën e ardhshme.

Kjo do të jetë vetëm ndeshja e tretë mes Arsenal-it dhe Real Madrid-it në kompeticionet evropiane, pas një dueli me dy koka në 1/16 e Champions League 2005-06. “Topçinjtë” përparuan në atë raund falë një fitoreje 1-0 si mysafir në ndeshjen e parë dhe një barazimi 0-0 në “Highbury” në kthim.

Që nga viti 2017-18, Real Madrid-i ka luajtur 22 ndeshje kundër klubeve angleze në fazat eliminatore të Champions League-s (11 fitore, 5 barazime), pothuajse 10 më shumë se çdo ekip tjetër kundër skuadrave nga një komb specifik në atë periudhë, pas 12 përballjeve të Liverpool-it dhe Manchester City-t me kundërshtarët spanjollë.

Real Madrid-i ka më shumë fitore kundër kundërshtarëve më të ndryshëm në historinë e turneut (111), duke përfshirë shtatë klube angleze, megjithatë Arsenal-i nuk është një prej tyre. E vetmja skuadër angleze që ka shmangur humbjen në tre ndeshjet e para kundër Real Madrid-it në turne është Liverpool-i.

Arsenal-i është skuadra që ka udhëhequr për më shumë minuta në këtë sezon të Champions League-s (568), ndërsa vetëm Inter-i (5) ka kaluar më pak minuta në humbje se “Topçinjtë” (65).

Kylian Mbappe ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje kundër skuadrave angleze në Champions League, katër prej të cilave kanë ardhur në dy ndeshje këtë sezon (kundër Manchester City-t në play-off). Lojtari i vetëm që ka shënuar më shumë gola në fazën eliminatore kundër skuadrave angleze në një sezon të vetëm është Karim Benzema: shtatë për Real Madrid-in në 2021-2022 (në pesë ndeshje).

Lojtari i vetëm anglez që ka nisur një çerekfinale të Champions League në moshën 18 vjeç e poshtë është Jude Bellingham (17 kundër Manchester City-t në prill 2021), ndërsa dyshja e Arsenal-it Myles Lewis-Skelly dhe Ethan Nwaneri mund të bëhen lojtarët e vetëm përveç Bellingham-it që e bëjnë këtë (të dy 18 vjeç).

Luka Modric-i ka mesatarisht 17.5 pasime për 90 minuta në Champions League të këtij sezoni, rekord mes lojtarëve me të paktën 500 minuta të luajtura. /Albanianpost.com

Read Previous

Evropa përjetoi marsin më të ngrohtë të regjistruar

Read Next

Liga e Kampionëve | Bayerni superior në statistika, por Interi dominon duelet vendimtare