Supergolat e Declan Rice “shkatërrojnë” Real Madridin

Thibaut Courtois bëri shumë pritje vendimtare të martën mbrëma. Por portieri me përvojë i Real Madridit ishte pa gjasa pas dy goditjeve mjeshtërore të Declan Rice nga gjuajtja e lirë.

Rice shënoi dy supergola për ta udhëhequr Arsenalin drejt fitores bindëse, 3:0, ndaj Madridit. Ndeshja në “Emirates” ishte e para çerekfinale e Ligës së Kampionëve. Ndeshja e kthimit është të mërkurën në “Santiago Bernabeu”, por londinezët janë në pozitë shumë të mirë për kalim në gjysmëfinale.

Rice shënoi golin e parë në minutën e 58-të. Goditi bukur nga goditja e dënimit. Në minutën e 70-të, Arsenali fitoi tjetër gjuajtje të lirë. Sërish përgjegjësinë e mori Declan Rice. Ai gjuajti edhe më bukur, për eurogol të vërtetë dhe për rezultatin 2:0.

Kjo nuk ishte e tëra që bënë lojtarët e Arsenalit. Në minutën e 75-të, Mikel Merino konkretizoi me gol një aksion shumë të bukur të ekipit anglez.

Portieri i Real Madridit, Courtois, ka shpëtuar disa herë portën e tij. David Alaba ndali topin në vijë të portës në pjesën e dytë, ndërsa gol të sigurt shpëtoi edhe Jude Bellingham.

Kjo dëshmon për dominimin e Arsenalit, sidomos në pjesën e dytë. Por vendasit kishin më shumë nga loja edhe në pjesën e parë. Madridi rrezikoi disa herë në pjesën e parë, ndërsa lojtarët e këtij ekipi janë dukur pak në fushë në pjesën e dytë.

Gjasat janë të mëdha që Evropa të ketë kampion të ri e që Arsenali të paraqitet në gjysmëfinale të Championsit./koha.net/

Read Previous

Akuza dhe tensione mes Kosovës dhe Serbisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Read Next

Mimoza Kusari: Vetëm me votat e komuniteteve jo-shumicë, nuk është e mundshme të formohet Qeveria