Një person është arrestuar në aeroportin e Prishtinës pasi ka kanosur dhe sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.
Ai është dërguar në mbajtje.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Aeroporti i Prishtinës / 09.04.2025 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”/express/