Vendimi dramatik i presidentit amerikan Donald Trump për të ndalur tarifat e larta të vendeve, është një hap i rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë globale.
Kështu të paktën ka thënë këtë mëngjes presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton Telegrafi.
Shefja e BE-së tha se ajo përshëndeti pauzën e Trump, dhe blloku mbetet i përkushtuar ndaj negociatave konstruktive me SHBA-në, me qëllimin e arritjes së “tregtisë pa fërkime dhe reciprokisht të dobishme”.
Trump javën e kaluar kishte njoftuar një tarifë të gjerë 20% për importet amerikane nga BE-ja, si pjesë e tarifave të tij globale “reciproke”.
Por në ndryshimin e tij dje ai njoftoi një pauzë prej 90 për shumicën e partnerëve tregtarë, përfshirë BE-në. /Telegrafi/
I welcome President Trump’s announcement to pause reciprocal tariffs. It’s an important step towards stabilizing the global economy.
Clear, predictable conditions are essential for trade and supply chains to function.
Tariffs are taxes that only hurt businesses and consumers.…— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 10, 2025