NBA | Clippers shumë afër të sigurojnë një vend në ‘Play-Off’

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku skuadrat po luftojnë për të siguruar një vend në ‘Play-Off’.

Gara për gjashtë pozitat e para që i dërgojnë skuadrat direkt është bërë mjaftë interesante.

Los Angeles Clippers kanë triumfuar para adhuruesve të tyre ndaj Houston Rockets me 17 pikë diferencë 134:117.

James Harden ishte më meritori për fitoren e Clippers me 35 pikë e 10 asistime, derisa Kawhi Leonard shtoi 22 pikë të tjera dhe 10 kërcime.

Paraqitje fantastike pati edhe qendra Ivica Zubac që arriti shifrën e ‘Triple-Double’ me 20 pikë, 11 kërcime e 10 asistime.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe LA Lakers në udhëtim te Dallas Mavericks me 15 pikë diferencë 97:12, derisa Denver Nuggets ka triumfuar në udhëtim te Sacramento Kings 116:124. /Telegrafi/

Rezultatet:

Orlando Magic – Boston Celtics 96:76

Washington Wizards – Philadelphia 76ers 103:122

Dallas Mavericks – Los Angeles Lakers 97:112

Toronto Raptors – Charlotte Hornets 126:96

Chicago Bulls – Miami Heat 119:111

Utah Jazz – Portland Trail Blazers 133:126

Golden State Warriors – San Antonio Spurs 111:114

Phoenix Suns – Oklahoma City Thunder 112:125

Sacramento Kings – Denver Nuggets 116:124

Los Angeles Clippers – Houston Rockets 134:117

Read Previous

Macron: Franca mund të njohë shtetin palestinez në qershor

Read Next

Messi i jashtëzakonshëm, dërgon Inter Miamin në gjysmëfinale