Nesër protestohet sërish kundër shtrenjtimit të rrymës

Iniciativa “Asnjë cent më shumë” ka thirrur sërish protestë për nesër në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Protesta mbahet për të kundërshtuar vendimin e fundit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritje të tarifave të rrymës nga 1 maji, në lartësinë prej 15 për qind.

Drejtori i ZRrE-së, Petrit Pepaj, ditë më parë deklaroi se shkaktari kryesor i kësaj rritjeje është çmimi që ka ndodhur në bursat e energjisë elektrike./rtklive

Read Previous

Merz: Gjermania do të ketë një qeveri të fortë dhe efektive

Read Next

49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë