Baki Hoti: Synojmë që viti 2025 të jetë vit i suksesit në turizëm

Unioni i Turizmit i Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe nën përkujdesjen e Komunës së Prishtinës, organizon Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2025.  

Kryetari i Unionit të Turizmit i Kosovës, Baki Hoti, në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2025, tha se është një hap i rëndësishëm, duke arritur deri te edicioni i IV-të.

“Filluam me 60 kompani para katër vjetësh, ndërsa sot kemi mbi 340 kompani nga 16 shtete pjesëmarrëse, jo vetëm nga Ballkani, por nga e gjithë bota”, tha Hoti.

Ai shtoi se në Kosovë në vitin  e kaluar turizmi është rritur në 36.8 %.

Hoti tutje tha se në bashkëpunim me industrinë e turizmit dhe me partnerët ndërkombëtarë, dita-ditës po shtohet dhe po synohet që edhe ky vit, pra 2025 të jetë vit i suksesit për Kosovën. /RTKlive

Read Previous

Të paktën 23 të vrarë nga sulmi ajror i Izraelit në Gaza

Read Next

Bahtiri: I kemi numrat për formimin e qeverisë