“Bloomberg”: Rama përpjekje për ta futur Shqipërinë në BE deri në vitin 2030

Në një intervistë për median amerikane “Bloomberg”,  kryeministri Edi Rama e përshëndeti presidentin amerikan, Donald Trump duke e cilësuar si “i mirë për të gjithë” – duke portretizuar trajtimin e ashpër të presidentit ndaj aleatëve të SHBA-së – si një mundësi për një Bashkim Evropian që ka humbur rrugën për të rizbuluar fuqinë e tij (mojo) – dhe për të ndërtuar ndikimin e tij global.

Deklarata e Ramës tërheq vëmendjen për shkak se ai është një socialist që ka vënë në rrezik përpjekjet e tij për ta futur Shqipërinë në BE deri në vitin 2030, në rast se ai fiton zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm.

Ato pasqyrojnë gjithashtu një fushatë në të cilën Trump dhe bota e tij po luajnë një rol, çuditërisht të jashtëzakonshëm.

Shqipëria ka luftuar me korrupsionin e përhapur dhe fluksin e supozuar të parave të paligjshme nga krimi i organizuar – duke e bërë rrugën e saj drejt hyrjes në BE – një rrugë të vështirë.

Rama – i cili ka garuar për 12 vitet e tij në detyrë – tha se blloku është bërë “shumë vetë-referues” dhe “egoist” dhe duhet të mësojë t’u bëjë ballë fuqive të tjera – në një kohë të luftërave tregtare të shkaktuara nga SHBA-ja dhe përçarjeve globale.

“Kur Trump tha se Zoti e shpëtoi për ta bërë Amerikën sërish të madhe, ai tregoi vetëm gjysmën e historisë”, tha të martën kryeministri Rama, në selinë e Partisë Socialiste në Tiranë.

“Gjysma tjetër është se Zoti e shpëtoi Trumpin edhe për ta bërë Evropën të zgjohet dhe të marrë masa”, shtoi ai.

Ndërsa nuk ka një sondazh të besueshëm publik përpara votimit të 11 majit, Shqipëria është vetëm një nga disa vende ballkanike në të cilat administrata dhe bashkëpunëtorët e Trump kanë një interes.

Në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiç priti Donald Trump Jr. në mars; zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance kritikoi sjelljen e Rumanisë në zgjedhjet e saj presidenciale; dhe i dërguari i Trump për misionet speciale, Richard Grenell, ka shfaqur një interes të madh për Ballkanin Perëndimor që nga administrata e parë.

Në Shqipëri, Rama po përballet me një sfidë nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë të drejtuar nga Sali Berisha, një ish-president dhe ish-kryeministër.

I sanksionuar nga SHBA-ja për korrupsion të dyshuar, Berisha ka biseduar me Chris LaCivita, ish-bashkëmenaxherin e fushatës presidenciale të Trump, për ta këshilluar mbi përpjekjen e partisë së tij për fitore në votimin e 11 majit.

Një linjë sulmi drejtuar Ramës është për lidhjet e tij me Alexander Soros, djalin e investitorit miliarder – një figurë e urrejtjes për të djathtën që mbështet MAGA (Make America Great Again) – të cilin kryeministri e konsideron si mik.

LaCivita postoi një foto të të dyve në X në shkurt me komentin, “Kukulla dhe mjeshtri i kukullave”.

Kryeministri ka zgjeruar kontaktin e tij me rrethin e brendshëm të Trump.

Në fillim të këtij viti, Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan dhe këshilltari i tij gjatë mandatit të parë, fitoi miratimin paraprak nga qeveria shqiptare për një resort luksoz prej 1,4 miliardë dollarësh në një ish-bazë ushtarake.

Drita jeshile për projektin në Ishullin e Sazanit në brigjet jugore të Shqipërisë, pranë vendit ku takohen detet Adriatik dhe Jon, erdhi disa ditë përpara ardhjes në detyrë të Trump në janar.

Ky do të jetë një nga projektet më të mëdha të planifikuara nga Kushner në Ballkan, i cili përfshin një hotel Trump të planifikuar në kryeqytetin serb të Beogradit.

Rama, një artist dhe ish-basketbollist, tha se miratimi i qeverisë së tij për projektin nuk ishte një përpjekje për të përfituar nga presidenti i SHBA-së.

“Kushner e vizitoi ishullin, për herë të parë në vitin 2021 së bashku me bashkëshorten e tij, Ivanka Trump dhe të dërguarin special, Grenell”, tha Rama.

“Në atë kohë, nuk ishte diçka që do të na jepte pikë politike në Uashington”, tha kryeministri shqiptar.

“Kishte të tjerë në pushtet dhe nuk ishte aspak e qartë se Trump mund të fitonte”, shtoi ai.

“Autoritetet shqiptare janë në “procesin e diskutimit” me ekipin e Kushnerit dhe marrëveshja nuk është finalizuar. Nuk është se ne e kemi dhënë ishullin dhe ky është një partneritet”, tha Rama.

“Mund të jetë më i shpejtë, mund të jetë më i ngadalshëm, por të dyja palët duhet të bien dakord. Ata kanë mbështetjen tonë të plotë, por ne duhet të biem dakord”, theksoi ai.

Rama e cilësoi marrëdhënien e tij me Kushner si personale.

“Jam i privilegjuar të flas me Kushner dhe do të isha shumë i lumtur ta quaja mik. Nuk e di nëse ai më quan mik, por unë e quaj mik”, shtoi Rama. /ATSH/

Read Previous

Media britanike: Ishulli i Sazanit, një parajsë për adhuruesit e natyrës

Read Next

Donnarumma shpallet portieri më i mirë në botë nga CIES